UNDP: Vendet që bllokojnë patentat e vaksinave pengojnë luftën kundër pandemisë

Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Gjermania dhe vendet e tjera po ngadalësojnë luftën globale kundër koronavirusit duke bllokuar patentat për vaksinat.

“Të drejtat e pronës intelektuale janë një pengesë për shpërndarjen dhe prodhimin e përshpejtuar të vaksinave”, theksoi kreu i UNDP-së, Achim Steiner.

”Ndërsa ka gjithmonë shqetësime në lidhje me shtyrjen e zhbllokimit të tyre, fakti që ekziston një rrezik nuk ka asnjë arsye për të mos vepruar tani”, theksoi diplomati.

Sipas Steiner, ”licencimi i patentave duhet parë si një nga disa masa për të adresuar pabarazinë e dukshme në shpërndarjen e vaksinave”.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka kërkuar zhbllokimin e këtyre patentave.

Gjermania dhe Britania e Madhe së fundmi bashkuan forcat në samitin e G7-s në Cornwall për të përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj zhbllokimit të patentave dhe për të lejuar prodhimin e vaksinave të palicencuara në vendet në zhvillim.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në maj se ”vaksinimi i sa më shumë personave nuk ishte zgjedhje”.

Ajo tha se ”kreativiteti dhe inovacioni ishin të nevojshëm nga ana e kompanive dhe se mbrojtja e patentave ishte një parakusht për këtë”.

Gjermania dhe Britania e Madhe janë shtëpia e BioNTech dhe AstraZeneca, dy kompani të suksesshme për prodhimin e këtyre vaksinave.

LEXO EDHE:

Back to top button