“Unë jam fajtor për garën e Singaporit, gjërat nisën keq nga provat zyrtare”

Vendi i pestë në garën e Singaporit nuk është rezultati që Ferrari dhe Sharll Leklerk synonte të arrinte në pistën qytetase të “Marina Bay”. Piloti monogask i është rikthyer garës së fundit duke pranuar se gabimet aty kanë nisur që më herët, gjatë provave zyrtare.

“Unë jam fajtori për rezultatin negativ në Singapor. Në atë garë është e qartë se pagova rezultatin e dobët në kualifikuese. Ndaj, fitorja ishte e pamundur pasi u nisa nga vendi i nëntë dhe vetëm duhej të rikuperonim. Gjithsesi, mendoj se bëmë një punë të shkëlqyer”, tha Leklerk.

 

“Ne u përpoqëm gjatë garës të bëjmë diçka ndryshe por ishte e pamundur të shkonim më shumë se vendi i pestë. Ky rezultat është një zhgënjim pasi kishim pretendime më të mëdha në këtë garë, por kjo do të na shërbejë si leksion”, u shpreh piloti i “kokëkuqes”.

LEXO EDHE:

Back to top button