UNICEF: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza

UNICEF: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza

Fëmijët në Gaza janë bërë imazhi i luftës së vazhdueshme pasi rrëfimet e tyre nxjerrin në pah pasojat e konfliktit, sipas një zyrtareje të UNICEF.

“Fëmijët kanë një pjesë të madhe të plagëve të kësaj lufte,” tha specialistja e komunikimit e UNICEF-it, Tess Ingram, e cila u largua nga Gaza të hënën pas dy javësh atje, në një konferencë për shtyp të OKB-së në Gjenevë.

Më shumë se 12,000 fëmijë u plagosën në Gaza që nga 7 tetori 2023.

“Me të paktën 70 fëmijë që plagosen çdo ditë, ne kemi nevojë që të rritet numri i fëmijëve të evakuuar që kanë nevojë për kujdes shëndetësor”, tha ajo.

Ajo theksoi se çdo 10 minuta një fëmijët vritet ose plagoset në Gaza, duke bërë thirrje të menjëhershme për armëpushim. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button