UNICEF: Përmbytjet dhe stuhitë shpërngulën dhjetëra mijëra fëmijë
UNICEF: Përmbytjet dhe stuhitë shpërngulën dhjetëra mijëra fëmijë
Rreth 20 mijë fëmijë u detyruan të largohen nga shtëpitë çdo ditë në vitet e fundit për shkak të stuhive, përmbytjeve, zjarreve dhe motit ekstrem, të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë si pasojë e stuhive do të zhvendosen më shumë se 113 milionë fëmijë në tre dekadat e ardhshme, thuhet në raportin e UNICEF-it. Ndërkohë zjarret prekën fëmijët 810,000 herë në SHBA dhe Kanada.
“Zhvendosja, qoftë ajo afatshkurtër apo afatgjatë, mund të shtojë rreziqet për fëmijët. Pas një fatkeqësie, fëmijët mund të përjetojnë stres mendor ose fizik duke parë shtëpitë e tyre të shkatërruara, apo humbjen e një njeriu të dashur. Fëmijët mund të ndahen nga prindërit ose kujdestarët e tyre, gjë që i ekspozon ata ndaj rreziqeve të trafikimit, shfrytëzimit, abuzimit, dhunës. Gjithashtu pengon arsimimin e tyre dhe aksesin në kujdesin shëndetësor”, deklaroi Laura Healy, UNICEF.
Sipas raportit të UNICEF-it Filipinet, India dhe Kina kishin zhvendosjen më të madhe të fëmijëve për shkak të rreziqeve klimatike. Këto vende kanë gjithashtu një popullsi të madhe dhe sisteme të forta për evakuimin e njerëzve, gjë që e bën më të lehtë regjistrimin e të dhënave. Në vlerësimin e rreziqeve në të ardhmen, raporti nuk përfshin zjarret dhe thatësirën. Ndryshe nga përmbytjet ose stuhitë, nuk ka evakuime parandaluese gjatë thatësirës. /Alsat.mk