Unifikim i titujve, Garsia gati të sfidojë Pakuaon

Boksieri amerikan Miki Garsia, ish-kampion bote në peshën “uelter”, ka deklaruar se do të përballet në muajin maj me kampionin e botës të këtij Divizioni, filipinasit Manu Pakuao. Ai tha se data dhe vendi ku do të zhvillohet kjo sfidë do të finalizohet së shpejti, duke shtuar se marrëveshja është shumë pranë nënshkrimit.

Garsia, 33 vjeç, me 40 fitore dhe 1 humbje në karrierën e tij, ka mbajtur titullin e kategorisë VBC në peshën “uelter” dhe duelin e fundit e zhvilloi pak ditë më parë, kur mundi Xhesi Vargasin. Ndërsa Pakuao, 42 vjeç (62 fitore, 7 humbje e 2 barazime në karrierë), aktualisht mban titullin e kategorisë VBA në këtë peshë dhe nuk duelon që prej korrikut 2019.

“Jemi duke mbyllur të gjitha detajet e sfidës dhe shpresojmë që brenda pak ditësh të kemi edhe një datë dhe vendin e saktë. Po punojmë që kjo sfidë të zhvillohet në maj. Kam vite që e kërkoj këtë përballje, por së fundi jemi shumë afër për të përmbyllur gjithë këto vite përpjekje”, tha Miki Garsia.

LEXO EDHE:

Back to top button