Universiteti i Tetovës merr përkohësisht kreun e tabelës

Liga e Parë e Maqedonisë në volejboll, gjatë fundjavës ofroi 3 përballje, ndërsa te pikët shkuan te skuadrat e Universitetit të Tetovës, Gok Boreci dhe UFD Shtip.

Univeristeti Tetovë arsyetoi epitetin e favoritit dhe mundi skuadrën e Janta Volej pa humbur asnjë set. Boreci në transfertë mundi Vesna Probishtip me 3-1 në sete, ndërsa Liria pësoi disfatë në terrenin vendas nga UGD Shtip me 1-3 në sete.

Ndërkohë u anuluan përballjet Xhio Strumica – Shkëndija dhe Dibra Volej – Vardari, pasi që skuadrat e Xhio Strumicës dhe Vardarit, luajnë në Kupën Çelinxh. Pas javës së katërt, lider i përkohshëm është Universiteti Tetovë, që morri vendin e parë nga Xhio Strumica.(Foto:Gol.mk)

LEXO EDHE:

Back to top button