Ukraina: Të shkatërrohen fabrikat iraniane që prodhojnë dronë dhe raketa

Ukraina: Të shkatërrohen fabrikat iraniane që prodhojnë dronë dhe raketa

Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për shkatërrimin e fabrikave iraniane që prodhojnë dronë dhe raketa.

Përmes një postimi në rrjetet sociake, ai ka kërkuar edhe arrestimin e furnizuesve të tyre.

Podolyak u shpreh se Irani po “poshtëron hapur institucionin e sanksioneve ndërkombëtare”.

Kievi e ka akuzuar Teheranin se ka furnizuar Moskën me 1.700 dronë kamikazë Shahed-136, të cilat sipas tyre janë përdorur për të goditur objektivat në Ukrainë.

Irani ka pranuar se i ka dërguar dronë Rusisë, por ka thënë se dërgesat janë bërë para se Moska të pushtonte Ukrainën në shkurt. Moska ka mohuar se përdor dronë iranianë në luftën kundër Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button