Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kandidoi për një mandat të dytë, votoi sot në Gjermani në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
“Të tregojmë forcën e demokracisë sonë”. Le ta bëjmë Evropën, shtëpinë tonë të përbashkët, më të fortë se kurrë”, ka thënë Von der Leyen në profilin e tij në rrjetin social X, transmeton Tanjug.
Von der Leyen është kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë për presidente të Komisionit Evropian, që do të thotë se votuesit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian nuk mund të votojnë drejtpërdrejt për të, por do të ndikojnë në mënyrë indirekte nëse ajo zgjidhet për mandatin e ardhshëm.
Nëse EPP fiton më shumë vota në zgjedhje, siç pritej, kjo parti do të mund të propozojë Von der Leyen për një mandat të ri.