“US Open” nuk do të kërkojë leje speciale për Gjokoviçin

Tenisti serb Novak Gjokoviç, është pjesë e listës së pjesëmarrësve në “US Open”, por ai nuk do të mund të luajë në këtë turne, sepse organizatorët e turneut nuk duan të kërkojnë leje të veçantë për paraqitjen e tij.

Organizatorët e “US Open” njoftuan se do të respektojnë vendimin e autoriteteve amerikane, të cilat nuk lejojnë hyrjen e shtetasve të huaj të pavaksinuar.

“US Open nuk ka futur vaksina të detyrueshme për pjesëmarrësit e tij, por megjithatë do të respektojë vendimin e qeverisë amerikane, që ndalon hyrjen e shtetasve të huaj të pavaksinuar në vend”, thanë organizatorët.

Turneu në Nju Jork do të zhvillohet nga 29 gusht deri më 11 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button