Ushqim do të ketë, por do të shtrenjtohet shumë

Ushqim do të ketë, por do të shtrenjtohet shumë

Gazetar: Miki Trajkovski

Mungesa e produkteve ushqimore bazë, ka detyruar shumë vende të kërkojnë tregje alternative ushqimore. Drejtorët e agjencive për ushqim dhe siguri nga rajoni thanë se për shkak të kësaj kontrollet e ushqimeve janë më të shpeshta.

“Ne do të kemi ushqim, por mund të ndodhë që njerëzit të jenë të uritur për shkak të çmimeve të larta”, tha Nikollçe Babovski – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Babovski siguron se gjithçka që i nënshtrohet kontrollit do të kontrollohet dhe shqyrtohet.

“Edhe produktin final, vajin që vjen në raftet dhe ne kemi mundësinë dhe të drejtën dhe detyrimin ndaj qytetarëve, ta shqyrtojmë. Këto ditë, për shkak se festave të Pashkëve janë një hap përpara nesh, është intensifikuar monitorimi i atyre vendeve ku shitet mishi. Aktualisht është mishi i qengjit, si dhe shitja e vezëve, dhe një pjesë e vezëve janë të importuar”, u shpreh Nikollçe Babovski – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Me mungesën e ushqimit, shfaqen edhe tregjet e reja, nga ku mund t’i prokuroni ato produkte. Dhe për shkak të kësaj, ne i kontrolluam intensivisht të gjitha ato tregje të reja, nga ku tradicionalisht nuk kemi importuar produkte ushqimore. Dhe kjo heq çdo dyshim se ushqimi mund të jetë i pasigurt”, tha Vladimir Xhakoviq- Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Malit të Zi.

Në prag të festës së Pashkëve dhe të Bajramit, ka një rritje drastike të çmimit të mishit të qengjit. Agjencia e Ushqimit thotë se kjo është pasojë e rritjes së trefishtë të çmimit të ushqimit të kafshëve në bursat botërore, por edhe rritjes së kërkesës dhe plasmanit në tregjet e huaja. Nga Maqedonia deri më tani janë eksportuar mbi 140 mijë qengja./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button