Ushqimet të cilat eleminojnë lodhjen
Ushqimet të cilat eleminojnë lodhjen

Stresi dhe ankthi i përditshëm nuk ndikojnë vetëm në shëndetin tonë mendor, por kanë edhe pasoja të dukshme në trupin tonë.
Nën efektin e stresit, organizmi prodhon më shumë hormone si kortizoli, që rrisin tensionin, lodhjen dhe rraskapitjen fizike.
Por, siç shpjegon kimistja dhe ekspertja e të ushqyerit Angela Quintas për gazetën Telva, mënyra e të ushqyerit mund të shërbejë si një mburojë efektive.
Quintas thekson se një dietë e pasur me antioksidantë ndihmon në luftimin e stresit oksidativ, që shkaktohet nga radikalet e lira dhe lidhet me sëmundje kronike dhe plakje të parakohshme. Ushqime si manaferrat, frutat agrume, karotat, spinaqi, specat, arrat, farat, çokollata e zezë, çaji jeshil dhe erëza si xhenxhefili, shafrani i Indisë dhe kanella janë ndër më të rekomanduarat.
Sipas Quintas, edhe zakonet e përditshme janë thelbësore. Kufizimi i sheqernave të rafinuara, ushqimeve të përpunuara dhe atyre të skuqura mund të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e energjisë dhe humorit. Një ndryshim i vogël në dietë dhe vëmendja ndaj ushqimeve që konsumojmë çdo ditë mund të kenë një ndikim të madh në mirëqenien tonë. Syri.net-Bovary.gr.