Ushtria amerikane evakuon diplomatët nga Sudani
Ushtria amerikane evakuon diplomatët nga Sudani

Ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Khartoumi, në Sudan.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shkruan BBC.
“Sot, me urdhrin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu një operacion për të nxjerrë personelin e qeverisë amerikane nga Khartoum,” tha ai në një deklaratë.
Një zyrtar amerikan tha se më pak se 100 njerëz u evakuuan herët të dielën, kur tre helikopterë Chinook u ulën pranë ambasadës amerikane për t’i mbledhur.
Dhuna e ashpër shpërtheu javën e kaluar në Khartoum midis dy ushtrive kundërshtare.
Lufta për pushtet midis ushtrisë së rregullt të Sudanit dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë parë të shtëna dhe granatime vdekjeprurëse në kryeqytet.