Ushtria izraelite njofton për pauza taktike në Gaza për furnizimet me ndihma

Ushtria izraelite njofton për pauza taktike në Gaza për furnizimet me ndihma

Ushtria izraelite tha të dielën se do të mbajë pauza ditore taktike në aktivitetin ushtarak në pjesë të Gazës jugore,

Kjo për të lejuar që të shkojnë më shumë ndihma Gaza, ku organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë paralajmëruar për një krizë humanitare në rritje.

Ushtria tha se aktiviteti ushtarak do të ndërpritet nga ora 05:00 deri në 16:00 çdo ditë deri në njoftimin e mëtejshëm. Kjo do të vlejë për Gazën e Jugut përgjatë rrugës që të çon nga kalimi Kerem Shalom në rrugën Salah al-Din dhe më pas në drejtim të veriut, shkruan Reuters.

 

LEXO EDHE:

Back to top button