Usyk: Fjuri mos mbajë peng sfidën, jam gati të duelojë kudo që dëshiron

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka përdorur sërish rrjetet sociale për t’i kujtuar kolegut të tij britanik Tajson Fjuri se koha po kalon për të organizuar një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Jam këtu, po pres për ty!”, ka qenë komenti i Usyk. Prej kohësh përflitet se dy boksierët do të duelojnë më 29 prill, por ende nuk ka asgjë konkrete si për sa i përket datës ashtu edhe vendit.

Si Usyk ashtu edhe Fjuri janë të pamposhtur në karrierën e tyre dhe mbajnë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Duket se koha po kalon dhe ka gjasa të dështojë organizimi i sfidës në fund të prillit. Andaj dhe Usyk i kërkon Fjurit të nxitojë.

“Nëse ke frikë tërhiqu dhe mos mbaj peng sfidën. Jam gati të dueloj me ty kudo që dëshiron”, tha më tej Usyk, që është duke u stërvitur në Amerikë.

LEXO EDHE:

Back to top button