Usyk mund Çisorën, gati të sfidojë Xhoshuan

Oleksandar Usik mundi Derek Çisorën, me vendim të arbitrave, pas 12 raundeve të zhvilluara dhe në fund u stoliset me titullin e peshave të rënda, në versionin VBC.  Pas përfundimit të meçit, gjyqtarët morën vendim për t’i dhënë fitoren boksierit ukrainas me rezultat bindës, 117-112, 115-113 dhe 115-113.

Kësisoj boksieri ukrainas vazhdon të mbetet i pamposhtur, pasi nga 19 ndeshje, të gjitha i ka fituar. Tani 33-vjeçari do të jetë i detyruar të ndeshet me Enthoni Xhoshuan për ta mbrojtur titullin e peshave të rënda në versionin “VBC”.

LEXO EDHE:

Back to top button