Usyk tallet me Fjurin: Ti ke nisur stërvitjet, unë s’i kam ndalur asnjëherë

Oleksandr Usyk dhe Tajson Fjuri do të zhvillojnë një super meç gjatë muajit maj nw Arabinë Saudite, ku do të mësohet se kush është kampioni i vërtetë i botës në boks.

Boksieri nga Ukraina përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video dhe një mesazh për kundërshtarin e tij, i cili dje ka nisur kampin e tij stërvitor për meçin e ardhshëm.

“Ti sapo ke nisur kampin stërvitor, unë s’i kam ndalur asnjëherë”, thotë Usyk në videon e postuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Fjuri nuk ka asnjë humbje gjatë karrierës së tij, në 34 meçe ai i ka fituar të gjitha, 24 me nokaut. Statistika pothuajse të njëjta ka edhe Usyk, që ka zhvilluar 21 meçe profesionale dhe ka 21 fitore, 14 me nokaut dhe mban titullin e botës në peshat e rënda. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button