‘Vajza afgane’ nga kopertina e National Geographic fitoi statusin e refugjatit në Itali

“Vajza afgane” e bërë e famshme pasi u shfaq në kopertinën e revistës National Geographic më 1985, i është dhënë statusi i refugjatit nga kryeministri italian, Mario Draghi, bëhet e ditur nga një deklarate e zyrës së shtypit të qeverisë italiane.
Portreti mbresëlënës i Sharbat Gula, atëherë 12-vjeçare, jetime në një kamp refugjatësh në kufirin afgano-pakistanez, u bë në vitin 1984 dhe u botua vitin e ardhshëm. Gula u gjurmua dekada më vonë dhe u gjet duke jetuar në Pakistan, pasi askush nuk e dinte emrin e saj për vite me radhë.
Tashmë në fund të të dyzetave, ajo ka mbërritur në Romë.