Tani, falë terapisë gjenetike që po testohet në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën, dëgjimi i vajzës është pothuajse normal dhe mund të përmirësohet edhe më tej.
Profesor Manohar Bains, një kirurg dhe studiues kryesor në këtë rast, i tha agjencisë së lajmeve PA se rezultatet ishin “më të mira nga sa shpresoja ose prisja” dhe potencialisht mund të kuronin më shumë pacientë me këtë lloj shurdhim.
Ai tha se “ne kemi rezultate (me Opalin) që janë spektakolare dhe shumë afër rikthimit të dëgjimit normal. Kështu që ne shpresojmë se është një kurë e mundshme”.
Neuropatia dëgjimore mund të shkaktohet nga një gabim në gjenin OTOF, i cili është përgjegjës për prodhimin e një proteine të quajtur otoferlin. Kjo lejon qelizat në vesh të komunikojnë me nervin e dëgjimit. Për të kapërcyer gabimin, një terapi gjenetike e “epokës së re” që po zhvillohet nga kompania bioteknike Regeneron fut një kopje aktive të gjenit në vesh.
Në këtë rast, vajza mori një infuzion që përmbante një gjen aktiv në veshin e saj të djathtë gjatë një operacioni shtatorin e kaluar.








