Vaksina e kompanisë Moderna arrin në Itali

Pak ditë pas marrjes së autorizimit për t’u përdorur në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ka mbërritur në Itali ngarkesa e parë e dozave të vaksinës së krijuar nga kompania Moderna.

Në orët e para të mëngjesit furgoni me vaksina i nisur nga Belgjika arriti në Brennero, për të udhëtuar më pas drejt Romës. Gjatë gjithë kohës ai u shoqërua nën masa shumë të forta sigurie.

Italia nisi vaksinimin kundër koronavirusit në javën e fundit të dhjetorit me vaksinën e Pfizer dhe tashmë ka në dorë një tjetër armë të fortë kundër pandemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 2,289,021 raste me Covid-19, prej të cilëve 79,203 kanë ndërruar jetë kurse 1,633,839 pacientë janë rikuperuar. Vendi për momentin ka 79,203 raste aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button