Vaksina kineze kundër Covid-19 regjistrohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar vaksinën eksperimentale kineze të Sinopharm, efektiviteti i së cilës është në 86% ndaj Covid-19. Ky konstatim është bazuar në një analizë provizore të 3 fazave të testeve të filluara në korrik.

Vaksina u krijua nga Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit, një njësi e Grupit Kombëtar Biotec të Sinopharm-it.

Në shtator, vendi i Gjirit miratoi serumin për përdorim emergjent për disa kategori specifike.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, analiza tregoi “99% normë serokonvertimi dhe 100% efektivitet në parandalimin e rasteve të moderuara dhe të rënda të sëmundjes.

LEXO EDHE:

Back to top button