Vaksinat, Argjentina sheh nga Kina, marrëveshje me dy kompani

Argjentina, për sa i përket vaksinave, nuk sheh më nga vendet perëndimore. Autoritetet e vendit latino-amerikan kanë njoftuar se kanë mbërritur një marrëveshje me Kinën për marrjen e rreth 1 milion vaksinave të prodhuara nga industria shtetërore kineze Sinopharm.

Vaksinat priten në Argjentinë në fund të janarit, pasi vendi e ka filluar gjithsesi fushatën në dhjetor me një prej vaksinave më të diskutuara në treg, rusen Sputnik V, nga të cilat ka marrë rreth 100 mijë copë.

Vaksina e Sinopharm nuk do të jetë vaksina e vetme kineze që do të mbërrijë në Argjentinë. Traktativat për mbërritjen e vaksinës së krijuar nga kinezja Sinovac, që prodhohet në Brazil nga Istituti Butantan i Sao Paolos, janë drejt pvrfundimit dhe do t’i sigurojnë Argjentinës një numër edhe më të madh.

LEXO EDHE:

Back to top button