Vaksinimi i fëmijëve nën pragun e duhur, Manoeleva: Të rritet vetëdija për vaksinim
Vaksinimi i fëmijëve nën pragun e duhur, Manoeleva: Të rritet vetëdija për vaksinim

Përqindja e vaksinimit të fëmijëve me vaksinat e rregullta nuk është në nivelin e duhur, njoftojnë autoritetet shëndetësore. Në shënimin e javës Evropiane të Imunizimit zv/ministrja e Shëndetësisë tha se fillimi i pandemisë, periudha 2019-2021 ka sjellë rënie të përqindjes së fëmijëve të imunizuar, ndërsa këtë vit është vërejtur një rritje e nivelit të vaksinimit. Për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është të kemi mbulim me vaksina mbi 90%.
“Më vjen mirë që këtë vit e shohim se trendi ndryshon dhe kemi një rritje të mbulimit në nivel nacional. Të gjitha vaksinat për fëmijë deri në 12 muaj arritëm një mbulim prej rreth 84%. Rritje ka shënuar dhe mbulimi nacional me vaksinën MRP. Edhe pse kemi një përmirësim të mbulimit në nivelin nacional të vaksinimeve të rregullta për fëmijë, dua të theksoj se ende nuk është arritur pragu I rekomanduar për imunitetin kolektiv, I përcaktuar nga program I detyrueshëm I imunizimit – 95% në nivel nacional dhe 90% në nivel lokal”, u shpreh Maja Manoeleva, Zv/ministre e Shëndetësisë. /Alsat.mk