Vaksinimi në Itali, procesi vijon me ritme të larta

Vijon me ritme të larta procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në Itali dhe kjo gjë tashmë vihet re dhe në numrin në ulje të rasteve të reja dhe fataliteteve që po raportohet nga dita në ditë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se janë mbi 42 milionë italianë që e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid, ndërsa të dyja dozat i kanë marrë mbi 14 milionë persona.

Ditët e fundit, përmirësimi i situatës epidemiologjike detyroi autoritetet shëndetësore në Itali të lehtësojnë dhe më tej masat kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button