Val: Kam marrë garanci që rekomandimet e OSBE/ODIHR për Kodin zgjedhor do të zbatohen

Val: Kam marrë garanci që rekomandimet e OSBE/ODIHR për Kodin zgjedhor do të zbatohen

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Kilian Val, thotë se ka marrë garanci nga partitë politike, përfshirë VMRO-DPMNE-në, që rekomandimet e OSBE/ODIHR-së për legjislaturën zgjedhore do të pranohen. Val nuk komenton nëse modeli më i mirë zgjedhor për vendin është ai me një njësi dhe lista të hapura duke thënë se OSBE-ja nuk ka standard të vendosur për këtë.

“Janë dy procese të ndryshme. Njëri është diskutimi i madh politik mbi numrin e njësive zgjedhore, ky është diskutim politik që duhet të bëhet midis partive politike këtu në Maqedoninë e Veriut. Procesi tjetër është ai që unë e quaj, apo ne e quajmë, rekomandimet e OSBE/ODIHR. Këto rekomandime janë rezultat i, siç ju theksuat, të Misioneve për Vëzhgimin e Zgjedhjeve dhe janë më shumë të natyrës teknike dhe besojmë se shteti mund të lëvizë përpara me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërsa në të njëjtën kohë bëjnë diskutime, të cilat janë të rëndësishme, mbi njësitë zgjedhore, por njëra nuk e përjashton tjetrën. Dhe unë kam indikacione dhe garanci nga të gjithë liderët politikë në shtet, përfshirë nga opozita dhe z. Mickoski, se sapo këto rekomandime teknike të OSBE/ODIHR arrijnë në parlament, do të votohen. Pra, nuk kam asnjë indikacion në këtë periudhë se kjo nuk do të ndodhë. E di se diskutimet janë duke vazhduar, pra të shohim”, u shpreh Kilian Val, Ambasadori i OSBE-së në Shkup. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button