Vala e rëndë e Covid-19 në Rusi, mbi 800 të vdekur në 24 orë

Rusia është duke kaluar një tjetër valë të rëndë nga koronavirusi, pasi me qindra persona po ndërrojnë jetë çdo ditë, ndërsa të infektuarit janë me mijëra. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në Moskë kanë bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 817 persona të prekur me koronavirus, ndërsa një ditë më parë kishin vdekur 812 persona, shifra që tregojnë qartazi situatën e vështirë që po kalon ky shtet.

Deri tani, në Rusi kanë ndërruar jetë 200625 persona të prekur me Covid-19. Që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore ruse, 2,74% e të prekurve nga koronavirusi kanë ndërruar jetë.

LEXO EDHE:

Back to top button