Vala e të nxehtit në Evropë shkakton viktima dhe probleme në transport e shkolla
Gazetare: Ilirida Sulejmani
Temperaturat e larta në të gjithë Evropën kanë qenë arsye për dhjetëra vdekje, ndryshim të orareve të shkollave, ndërprerje të transportit hekurudhor dhe mbyllje të atraksioneve turistike. Vala e nxehtë pritet të përkeqësohet deri ën fund të qershorit.
Ilirida 1 24.06.2026
Mijëra shkolla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën janë mbyllur të mërkurën, atraksionet turistike, përfshirë Kullën “Eiffel”, kanë kufizuar orarin e hapjes, kurse Muzeu i Luvrit do të mbyllet dy orë më herët nga e mërkura deri të shtunën. Për shkak të valës brutale të të nxehtit në të gjithë Evropën, priten edhe ndërprerje të hekurudhave.
Në Francë, temperatura e nxehte shkaktoi vdekjen e 40 personave. Autoritetet franceze theksojnë se shumica e rasteve lidhen me mbytje ne lumenj, liqene dhe zona te pambikëqyrura, ku qytetaret kishin hyrë për t’u freskuar për shkak të temperaturave të larta. 6,000 shkolla u mbyllën ose u përshtatën me orare të reja.
Temperaturat tmerrësisht te larta ne disa rajone të Francës, kane kaluar 44 gradë Celsius, duke e bërë këtë një nga valët më të larta të regjistruara ndonjëherë në vend që nga viti 1947, ku si pasojë shkaktoi ndërprerjen e parë të madhe të energjisë elektrike ne vend.
Qindra shkolla në Mbretërinë e Bashkuar u mbyllën dhe shumë shkolla në Holandë u përshtatën në një “orar tropikal”, me ditë më të shkurtra. Paralajmërime për ndërprerje të hekurudhave në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë dhe Francë janë lëshuar për shkak të frikës se nxehtësia ekstreme mund të ndikojë në infrastrukturën hekurudhore dhe potencialisht të shkaktojë shtrembërim të shinave. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzve u është thënë të udhëtojnë me tren vetëm nëse është absolutisht e nevojshme të mërkurën dhe të enjten.
Valë e nxehtë temperaturash në Francë dhe pjesë të tjera të Evropës raportohen si shqetësuese për këtë periudhë. E ashtuquajtura “pompë nxehtësie”, tërheq ajër të nxehtë nga Afrika dhe Evropa Jugore, dhe një anticikloni relativisht të qëndrueshëm që e përkeqëson situatën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar udhëheqësve t’u japin prioritet veprimet klimatike mes valës së të nxehtit të kësaj jave në Evropë.
Këto temperatura të larta parashikohen që deri në fund të qershorit të kenë një rritje drastike./Alsat.mk.








