Valdano: Real Madridi tani ka probleme kolektive dhe shumë të lënduar
Horhe Valdano, ish-lojtari i Real Madridit nga viti 1984 deri më 1987 dhe trajner i ekipit nga viti 1994 deri më 1996, analizoi humbjen 2-0 të “Los Blankos” ndaj Liverpullit në Ligën e Kampionëve dhe theksoi talentin e Kilian Mbape në “Anfield”, pavarësisht nga humbja e një penalltie dhe ndeshja e dobët e mysafirëve.
“Ndër të gjitha problemet që ka Real Madridi, për mendimin tim, Mbape është më i vogli. Ai është një superyll, në kulmin e karrierës së tij, vetëm 25 vjeç”.
Valdano kujtoi se “Mbappé është i njëjti që gjuajti një penallti në një finale të Kupës së Botës… Dhe kur po humbisnin 2-0, shënoi 3 gola në 20 minuta për Francën (kundër Argjentinës), e cila konsiderohej ‘e vdekur’ tashmë. Ai është i njëjti lojtar”.
Ish-trajneri i Tenerife, Real Madridit dhe Valencias pranoi se aktualisht Mbappé “është në një proces ankthi, ku sa herë që prek topin, dëshiron të bëjë lëvizjen e jetës së tij”.
Horhe Valdano beson se “Real Madridi tani ka probleme kolektive dhe shumë të lënduar”, por theksoi se “po ashtu ka një nga lojtarët më të mirë në botë (Mbappé) në kulmin e karrierës së vet. Le të mos fillojmë të analizojmë Real Madridin nga ky problem, sepse për mua është problemi më i vogël”.