Valencia, Barcelona e Atletiko, shtojnë konkurencën për të “preferuarin” e Juventusit

Juventus është ende në punë e sipër për të ndërtuar një skuadër pretendente sezonin tjetër dhe një nga objektivat e bardhezinjve në merkaton e verës është Mejson Grinvud. Lojtari në pronësi të Man. Junajtedit bëri një sezon të mirë me Getafe-n, ku luajti si i huazuar (10 gola në 36 ndeshje).

Gjithsesi, për Juventusin nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe klube të tjera e kërkojnë lojtarin, sidomos Valencia. Ekipi spanjoll ka vënë në tavolinë 30 milionë euro për të bindur “Djajtë e Kuq”, por ata kërkojnë të paktën 40 milionë, ndaj kanë refuzuar kërkesën e ekipit spanjoll.

Një sinjal i qartë ky që Man. Junajtedi jep për çdo klub që kërkon 22-vjeçarin. Te Juventus e dinë mirë se fillimisht duhet të shesin për të siguruar të ardhurat e më pas duhet të bindë edhe vetë lojtarin të transferohet në Serie A. Burime pranë lojtarit thonë se ai dëshiron të qëndrojë në Spanjë.

Oferta e Valencias është konkrete dhe negociatat kanë nisur, ndërkohë që edhe Barcelona dhe Atletiko Madrid nuk kanë shkuar përtej një sondazhi të thjeshtë, me Junajtedin që synon vetëm të arkëtojë sa më shumë. Kjo e lë Juventus disi më pas në garën për të marrë mesfushorin anglez.

LEXO EDHE:

Back to top button