Valmir Kakruki mbetet “jashtë” listës përfundimtare të trajnerit Jonçevski
Trajneri i Maqedonisë në basketball, Aleksandar Jonçevski, shpalosi listën e basketbollistëve për eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2025. Në listën e 16 basketbollistëve për sfidat e muajit nëntor mund të vërehët mungesa e basketbollistit të “Çair 2030”, Valmir Kakruki, i cili ishte në listën e gjërë.
Ndërkohë Lejson Zeqir, i cili luan të Bashkimi në Kosovë, mbetet në listën përfundimtare, në të cilën u konfirmuan edhe Nenad Dimitrijeviqi nga Olimpia Milano, si dhe Itan Hap nga Valencia.
Përgatitjet nisën sot në orën 13.00, ndërsa deri te përballja me Lituaninë, më 21 nëntor, basketbollistët do të zhvillojnë edhe 5 seanca stërvitore. Sfida Maqedonia -Lituani zhvillohet më 21 nëntor, në palestrën sportive “Kale”, ndërsa sfida e revanshit është 3 ditë më pas, në Klapeida.