Valon Etemi: Debutimi, do të ishte një fund perfekt i këtij sezoni

Përfaqësuesja e Maqedonisë, sot në orën 18.00 do të zhvillojë ndeshjen e dytë, në kuadër të Ligës së Kombeve, kur do të përballet me Gjibraltarin, në transfertë. Çdo rezultat tjetër përpos fitores për Maqedoninë, do të ishte një ndër befasitë më të mëdha në futboll, duke ditur se vendasit janë austsajder në grupin, ku janë edhe Bullgaria e Gjeorgjia.

Trajneri Milevski, beson se nëse nuk nënvlërsohet kundërshtari dhe me qasje maksimale të të gjithëve, do të arrihet deri te 3 pikët e planifikuara. Për shkak se 3 përballje zhvillohen brenda 10 ditëve, Milevski konfirmoi se do të ketë disa ndyshime në formacion, i cili do të kërkojë fitore dhe asgjë tjetër.

Njëri ndër futbollistët që mund të rreshtohet në formacion është Valon Etemi, i cili është në formë të mirë, posaqërisht pas suksesit me skuadrën e tij, Istanbullspor, me të cilin u kthye në eliten e futbollit turk, ndërsa Etemi ishte asistues në fitoren 2-1 të sfidës finale.

Valon Etemi, futbollist i Maqedonisë

“Do të isha shumë i lumtur të mbyllja këtë sezon të gjatë, pas 40 ndeshjeve zyrtare me Istanbulsporin, të  debutojë edhe me kombëtaren. Do të isha shumë i lumtur që të mbyllja një sezon fantastik me Istanbulsporin në Superligë dhe debutimin në kombëtare. Do të isha shumë I lumtur të ishte një mbyllje perfekte e sezonit. InshAllah një gol me kombëtare dhe do të ishte një mbyllje perfekte e sezonit nga Valon Etemi,” tha mes tjerash Etemi.

Kujtojmë se Maqedonia ka shënuar fitore në dy përballjet e deritanishme zyrtare. Fillimisht mundi Gjibraltarin në transfertë me 2-0, ndërsa në Shkup, shënoi katër gola në portën e skuadrës kundërshtare. Sfida në mes Gjibraltarit dhe Maqedonisë do të zhvillohet në stadiumin “Viktoria”, në orën 18.00, ndërsa do të drejtohet nga arbitri kryesor Alan Duron nga Luksmeburgu.

 Nga Gjibraltari, për TV ALSAT

Mahir THaçi

LEXO EDHE:

Back to top button