Valon Etemi, gol i parë për istanbullsportin

Valon Etemi, emri i të cilit u gjend në listën e trajnerit të Maqedonisë, Blagoja Milevskit, për sfidat elimintore të muajit nëntor, shënoi golin e parë në kampionatin e Turqisë në këtë sezon. Në kuadër të javës së 12-të, Etemi shënoi gol në minutën e 34, në sfidën Istanbullspor – MenemenSpor, duke dërguar një gjuajtje precize nga 16 metra dhe për ti dhënë epërsi skuadrës së Istanbullspor-it. Dhe vetëm katër minuta më vonë, Jetmir Topalli, realizoi për 2-0. Mirëpo ndeshja u ndërpre në minutën e 62-të, për shkak të mjegullës dhe e njëjta do të vazhdojë gjatë ditës së shtunë, nga momenti i ndërprerjes dhe pran rezultatit 2-0 për IstanbullSporin. Kujtojmë se skuadra e Valon Etemit, Lufton për inkuadrim në Super Ligën e Turqisë, ndërsa futbollisti shqiptarë mund të debutojë për seniorët e Maqedonisë në sfidën e radhës, kundër Armenisë më 11 nëntor ose Islandës më 14 në Shkup.