Valverde: Ky është trofeu më i veçantë që kam fituar në jetë

Pritja 40-vjeçare ka marrë fund, me “Baskët” e Atletik Bilbao, që triumfuan me rezultatin, 4 me 2, pas goditjeve të 11-metërshave, ndaj skuadrës së Majorcas, pjesë e së cilës është edhe “bomberi” i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, në një përballje tejet të luftuar e mjaft spektakolare, në ‘Estadio de la Cartuja”, të Sevijes, për të siguruar trofeun e 24-t, të “Copa del Rey”.

Një rol të veçanë ka luajtur edhe tekniku Ernesto Valverde, i cili ka shkruar emrin me “gërma të arta” në historinë e klubit “Bask”, teksa trajneri koleksionoi trofeun e tretë personal në Kupë, pasi më parë e kishte fituar si lojtarë me Barça-n dhe si trajner po me “katalanasit”,- teksa pas ndeshjes ishe shumë i emocionuar, por më shumë i lumturuar për këtë arritje.

“Kjo është e pabesueshme, për mua është trofeu më i veçantë që kam fituar në jetën time, nuk ka të krahasuar. Ne ishim të vetëdijshëm për rëndësinë që kjo sfidë kishte për ne, për tifozët mbi të gjitha. Lexova shumë përpara finales, që në ishim favoritë, që Majorka po vuan, por unë kurrë nuk mendova kështu. Makorka është një skuadër shumë e fortë dhe fusha e konfirmoi, ata gjetën golin, na vendosën në presion, e madje u surprizova te penalltitë sepse i kisha studiuar shumë. Si ne, por edhe Majorka kishim mundësit për ta fituar ndeshjen përpara penalltive.

 

Agirrezabala?

Ka qenë një nga protagonistët e vërtet, duke ndalur penalltinë vendimtare ndaj Morlanes. Ne jemi me fat që kemi Unai Simon dhe Julen Agirrezabala. Atij i është dashur të luajë ndeshje shumë të komplikuara këtë sezon, jo vetëm këtë, që ishte një finale, por për shembull kundër Barçës ose dy gjysmëfinalet kundër Atletikos. Jemi me fat që e kemi”,- u shpreh tekniku i “Baskëve”.

LEXO EDHE:

Back to top button