Valverde preku topin me dorë, ja pse nuk ndërhyri “VAR”

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid nuk ka kaluar po polemika në pjesën e parë. Në epiqendër është prekja e topit me dorë nga Valverde pranë portës së Kurtua, me gjyqtarian që bëri shenjë që loja të vazhdonte.

Perez Buruj, ish-gjyqtari spanjoll i FIFA-s, ka analizuar për “Marca” këtë episod dhe insiston se në këtë pikë kishte arsye pse nuk ndërhyri VAR-i.

“Dora e Valverde është në kohë dhe De Burgos bën shenjën që e ka parë. Ai ishte pranë aksionit. VAR-i nuk mund të ndërhyjë. Është e specifikuar në rregullore. Nuk është penallti,”, tha ai.

Sipas Buruj, Vinicius në fund fitoi penallti, por ishte pozicioni jashtë loje që shpëtoi katalanasit.

“Ai niset në pozicion jashtë loje, Penalltia ishte shumë e qartë, por ai niset në pozicion jashtë loje”, tha ish-gjyqtari spanjoll.

LEXO EDHE:

Back to top button