Valverde rinovon kontratën me Real Madridin

Mesfushori uruguaian Federico Valverde ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Real Madridit, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti spanjoll. Valverde ka rinovuar kontratën e tij aktuale te “Galaktikët”, kështu duke ia besuar të ardhmen e tij Realit deri në vitin 2027, përcjell KosovaPress.
“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë arritur marrëveshje që lojtari të rinovojë kontratën e tij, i cili do të qëndroj me klubin përgjatë gjashtë sezoneve të ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2027”, shkruante në faqen zyrtare të Real Madridit.
Valverde kishte pranuar që ta rinovojë kontratën e tij me Realin që nga java e kaluar, dhe tani marrëveshja është nënshkruar dhe është bërë zyrtare mes dy palëve.