Van Basten: Barcelona gabon me pozitën e Lamine Jamal

Legjenda holandeze, Marko van Basten, mendon se ylli ri i Barcelona-s, Lamine Jamal, nuk po shfrytëzohet si duhet. Duke folur humbjen e katalanasve në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Inter-it, Van Basten mendon se Jamal mund të ishte më efektiv duke luajtur në qendër. Ai këtë e thot në televizionin holandez.
“Është për të ardhur keq që ai luan në të djathtë sepse nuk e merr topin mjaftueshëm. Është e vërtetë që ai është një kërcënim i vazhdueshëm, por nëse do të luante në qendër, ai do të kishte një ndikim shumë më të madh në lojë dhe mund të ishte më i rëndësishëm për ekipin. Mendoj se ky do të jetë hapi i tij i radhës. Ai mund të krosojë dhe të shënojë më shpesh nga ai pozicion”.