Van Bomel: Nuk është turp të humbasësh, Barcelona në majën e botës

Mark van Bomel, ish-futbollisti i Barçës në sezonin 2005-2006, tani trajner i Rojal Antverpit, nuk mundi të kishte një përvojë të mirë në ndeshjen e tij të parë si trajner në Ligën e Kampionëve. Prandaj, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të nënvizonte epërsinë e Barçës ndaj të tijve, e dëshmuar edhe nag rezultati i thellë 5-0.
“Tri goditjet e tyre të para në portë ishin tre gola për ta. Mendova se ishim të mirë me topin, por nuk mund ta fajësoj ekipin tim për asgjë. Ky është, natyrisht, niveli i Ligës së Kampionëve. Barcelona është në krye të botës,”tha Van Bomel, i cili thelloi lavdërimet për Blaugranët.
“Ata vazhdojnë të japin spektakël, ndërsa ne jemi ende shumë larg nga kjo, por nuk është turp. Ky është një moment shumë i madh mësimi për ne. Është e vështirë të humbasësh 5-0, padyshim, muk është e lehtë, por pavarësisht ndeshjes, ne dhamë gjithçka dhe luajtëm mirë”.
Van Bomel mendon se Barça e Çavit mund të ketë shanse për ta fituar Ligën e Kampionëve nëse ruan nivelin që ka treguar në këtë fillim sezonal.