Van Dajk: Rezultati pozitiv ndaj Ajaksit, hap në drejtimin e duhur

Virxhill Van Dajjk u shpreh i kënaqur me fitoren e Liverpullit ndaj Ajaksit me 2-1, por nuk harroi të theksojë se ky është një hap pozitiv për rikthim tek forma e mirë.
“Ishte shumë e rëndësishme të tregojmë një reagim pozitiv. Nuk është e lehtë ta kthesh atë, por është një hap në drejtimin e duhur.
Gjatë ndeshjes pati momente të shkëlqyera. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Ne nuk po dëgjojmë botën e jashtme. Shumë ish-futbollistë, të cilët e dinë se çfarë po kalojmë, thonë shumë për të na rrëzuar, por ne e dimë se ndeshja e fundit ishte shumë e keqe dhe ky ishte një hap në drejtimi i duhur”, përfundoi Van Dijk.