Van Dajk takohet me Al Khelaifin, mediat raportojnë për kalimin e mundshëm në Paris

Mbrojtësi i Liverpullit, Virxhil Van Dajk pas ndeshjes së mbrëmshme bisedoi me presidentin e PSZH-së Al-Khelaifi dhe drejtorin sportive të skuadrës franceze, Luis Kampos.
Van Dajk u takua në tunel me drejtuesit e PSZH-së dhe tashmë ka filluar dyshimi për një kalim të mundshëm te skuadra nga Ligue 1.
Mbrojtësi holandez mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij është në dyshim.