Van Nistellroj: Këtu jam vetëm për të ndihmuar Man. Junajtedin

Pas shkarkimit të Erik Ten Hagut, Rud van Nistellroj-it iu dha shansi për të menaxhuar Man. Junajtedit dhe ai e bëri një detyrë të shkëlqyeshme, duke shënuar një fitore 5-2 ndaj Lesterit. “Djajtë e Kuq”, nën drejtuimin e Ten Hag-ut nuk kishte shënuar kurrë pesë gola në një ndeshje.

Pavarësisht një debutimi mbresëlënës si trajneri i parë I Man. Junajtedit, Van Nistellroj nuk do të qëndrojë në këtë pozicion për një kohë të gjatë, pasi Ruben Amorim do të duhet të ulet në pankinën e “Djajve të Kuq”.

“Unë jam këtu për të ndihmuar Man. Junajtedin dhe për të bërë më të mirën për klubin në çfarëdo roli që mundem”, tha Van Nistellroj pas ndeshjes.

 

“Unë jam këtu për të ndihmuar për aq kohë sa duhet. Në të ardhmen, në çfarëdo roli, jam këtu për të ndihmuar klubin të ndërtojë një të ardhme dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë,” tha në fund ish sulmuesi holandez.

Me këtë Van Nistellroj ka shprehur dashurinë e tij për Man. Junajtedin, por është e paqartë nëse ai do të qëndrojë kur të arrijë Amorim apo do të largohet nga klubi.

LEXO EDHE:

Back to top button