Vardari me kundërshtarë më të lehtë, sfida të vështitra për Rabotniçkin e Sileksin

Sot në orën 16:00 do të hidhet shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, ku Maqedonia do të përfaqësohet nga skuadrat e Vardarit, Rabotniçkit dhe Sileksi.

Sileksi është skuadra jo bartëse në Grupin 2, ku janë edhe Petrokub nga Moldavia, Ordabasi nga Kazakistani, Deçiçi nga Mali i Zi dhe Urartu nga Armenia, si rivalë të mundshëm.

Skaudra e Vardarit ka të njëjtin status dhe është në grupin , ku mund të përballet me Dudelanzhin nga Luksemburgu, Koperin nga Sllovenia, Sutjeskan nga Mali i Zi ose La Fiorita nga San Marino.

Rabotni;ki është gjithashtu skuadra jo bartëse në short, duke qëndruar në grupin 6, dhe mund të luajë me Dila Gori nga Gjeorgjia, Pjunikun nga Armenia, Torpedon nga Bjellorusia dhe Boracin nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar që të zhvillohen më 10 dhe 17 korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button