Varësia nga nafta ruse, Gjermania nis ndërtimin terminalit për gaz natyror të lëngshëm

Varësia nga nafta ruse, Gjermania nis ndërtimin terminalit për gaz natyror të lëngshëm

Gjermania ka nisur sot punimet për ndërtimin e terminalit të saj të parë lundrues për gazin natyror të lëngshëm (LNG) në Wilhelmshaven. Ky projekt vjen në kuadër të përpjekjeve të vendit për t’u bërë i pavarur nga gazi rus ndërkohë që në Ukrainë vijon lufta kundër Rusisë.

Gjermania po përpiqet të përshpejtojë ndërtimin e terminalit në mënyrë që të importojë LNG nga vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në.

“Ne kemi një shans të mirë për të bërë atë që në të vërtetë është normalisht e pamundur në Gjermani: Të ndërtojmë një terminal LNG brenda rreth 10 muajsh dhe ta lidhim me furnizimin me gaz gjerman,” tha zv/kancelari dhe Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë Robert Habeck ndërsa shihte sesi niste puna nga bordi i një anijeje.

Kujtojmë se Gjermania ka qenë nën presion nga Ukraina dhe vende të tjera në Evropë për të nxituar në procesin e heqjes dorë nga furnizimi me karburante ruse që prej se Kremlini ka nisur pushtimin.

LEXO EDHE:

Back to top button