Varhei: Nëse nuk zgjidhet kontesti me Bullgarinë, Shqipëria mund të fillojë negociatat e vetme

Eurokomisari Varhei për herë të parë përmendi se BE-ja mund të çel negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse vendi ynë nuk e zgjidh kontestin me Bullgarinë. Pra, ka mundësi të ndodhi skenari i ndarjes së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, ndryshe nga se është trajtuar deri më tani, si një paketa e vetme. Por, ai tha se Komisioni Evropian po punon fuqishëm që të zhbllokojë procesin e integrimit dhe të zgjidh sa më parë kontestin me Bullgarinë.

“Ne akoma duhet të punojmë shumë, ende s’kemi bërë sa duhet. Gjithashtu duhet që të gjitha shtetet anëtare në tryezë të pajtohen për këtë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut. Nëse është e mundur apo jo ndarja e dy shteteve, ky proces bazohet në meritë. Nëse i shohim arritjet e Shqipërisë, vlerësoj se ata kanë përmbushur të gjitha kushtet. Pra, nëse nuk ka zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut, mund të vijë momenti që ne ta konsiderojmë këtë opsion. Shpresoj se nuk do të ndodh një gjë e tillë, ne patëm një bisedë shumë të rëndësishme me kryeministrin dhe ramë dakord që duhet të bëjmë progres dhe këtë duhet ta bëjmë për të dyja shtetet”- tha Varhei.

LEXO EDHE:

Back to top button