Variantet e COVID-19, rrezik për një valë të katërt

Përhapja e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit rrezikon të ushqejë mbërritjen e një valë të katërt të rasteve në SHBA, deklaroi kreu i qendrës amerikane të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky.

“Javën e kaluar, rreth 70 000 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në ditë dhe rreth 2 000 të vdekur në ditë, një numër shumë i lartë”, nënvizoi ajo.

“Me këtë nivel përhapjeje, me përhapjen e varianteve, ne rrezikojmë të humbim plotësisht terrenin e fituar me shumë vështirësi”, deklaroi Walensky.

“Këto variante përbëjnë një kërcënim shumë real për popullsinë dhe progresin tonë”, shtoi ajo.

Sipas ekspertëve amerikanë, varianti që do të bëhet dominues në SHBA do të jetë ai anglez.

Deri tani janë regjistruar 2 463 raste të variantit në SHBA sipas të dhënave të CDC, shumica prej tyre, rreth 2 400, janë persona të infektuar nga mutacioni i shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button