Vashat e Vllaznisë sfidojnë Çellsin në Londër

Në Londër, sonte në orën 21.00, në stadiumin ‘Kingsmeadoë’ skuadra e vajzave të Vllaznisë së Shkodrës do të përballet kundër Çellsit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas disfatës me rezultat 0-2 javën e kaluar në Shqipëri kundër Real Madridit, ato sonte do të luajnë ndeshjen e dytë në grupe të Ligës së Kampionëve. Përballë do të kenë Çellsin, i cili në ballafaqimin e parë kundër PSZH-së kishte triumfuar minimalisht 1-0.

‘Vashat shkodrane’ janë duke shkruar historinë e futbollit shqiptar pasi u bënë skuadra e parë që arrin në grupet e Ligës së Kampionëve. Ato për të arritur deri në këtë rang të garave kishin mposhtur në fazat kualifikuese Spartak Myjava dhe Vorskla Kharkiv. /gazetametro/

LEXO EDHE:

Back to top button