Vatfordi nis festën për avancimin në Premierligë

Skuadra e Vatfordit do të jetë në Premirerligë që nga sezoni i ardhshëm. Skuadra angleze ka siguruar rikthimin në Premierligë duke mposhtur skuadrën problematike të Milvall në kuadër të xhiros së 44-të të Championshipit anglez. Vatfordi triumfoi me rezultatin 1-0, me golin e Sarr në min (11’).
Tani, Vatfordi bëhet skuadra e dytë pas Norviç Sitit, e cila siguron rikthimin në elitën angleze të futbollit. Vlen të ceket se Vatfotdi arriti të rikthehet me tentimin e parë në Premierligë.