Vatikani e konfirmon: Transgjinorët mund të pagëzohen në kisha
Vatikani e konfirmon: Transgjinorët mund të pagëzohen në kisha

Vatikani ka thënë se personat transgjinorë munden nën rrethana të caktuara të pagëzohen në kishën katolike dhe të shërbejnë si kumbarë. Deklarata është vlerësuar si hap i madh për përfshirjen e transgjinorëve.
Vendimi erdhi me një paralajmërim. Pagëzimi i tillë është i mundshëm, thuhet aty, “nëse nuk ka situata ku ka rrezik për skandal publik apo konfuzion mes besimtarëve”, raportoi Guardian.