Vatzke tregon të ardhmen e sulmuesit norvegjez te Dortmundi

Drejtori i përgjithshëm i Borusia Dortmundit, Hans-Joakim Vatzke, foli për “Sport1” mbi të ardhmen e norvegjezit Erling Halland.
“Ende nuk është vendosur nëse ai vërtet do të largohet verën e ardhshme, do të shohim. Klubi ynë nuk është i detyruar ta shesë atë më 2022 për të balancuar llogaritë financiare. Disa ekspertë thonë se Borusia është në tregun e aksioneve, do të duhet ta shesë Haaland në verën e ardhshme. Kjo është marrëzi. Vendimi për të shitur dikë në klubin tonë merret vetëm nga menaxhmenti”.
Real Madridi, i cili dëshiron Haaland dhe Mbappé, që ka miratimin e të dyve për të mbërritur në “Bernabéu” në të ardhmen, mund të përdorë një klauzolë prej 75 milionë eurosh për ta marrë sulmuesin norvegjez.
“E ardhmja e tij varet nga vetë Erling, ende nuk është vendosur. Unë nuk kam as besim dhe as pesimizëm. Nuk jam i shqetësuar prej menaxherit të tij, Mino Raiola. Unë shkoj mirë me të. Ne të dy e dimë se çfarë duhet bërë në kësi rastesh. Në një moment ai do të luajë për një nga klubet më të mira në botë, gjithsesi, edhe pse tashmë po luan për një nga më të mirët,” tha mes tjerash Vatzke.
Në këtë mënyrë, ai e lë të gjithë të ardhmen e yllit të madh norvegjez pezull, megjithëse verën e ardhshme do të ketë “luftë” mes gjigantëve europianë për të fituar golashënuesin e së ardhmes dhe të tashmes.