Vazhdojnë alarmet për bomba në më shumë shkolla

Vazhdojnë alarmet për bomba në më shumë shkolla

Alarme për bomba në 66 shkolla të Shkupit, një të Prilepit dhe një çerdhe në Shkup. Nga policia thonë se menjëherë pas raportimeve kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, me çka shkollat janë evakuuar, janë bërë kontrollet e nevojshme dhe po ndërmerren masa për zbardhje të rasteve. Me thirrje për zbardhje të rasteve kanë dalë edhe kryetarët e Komunave. Me këtë problematikë shkollat po ballafaqohen tashmë disa muaj, ndërsa akoma nuk dihen autorët dhe shkaqet e këtyre kërcënimeve. Ministri i Arsimit dhe Shkencës tha se kanë marrë udhëzime nga organet kompetente, dhe në bashkëpunim me drejtorët e shkollave në territorin e Shkupit, së shpejti pritet të merren vendime për shkollat që kanë marrë paralajmërime për bomba. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button