Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti më vdekjeprurës i Marokut në gjashtë dekadat e fundit
Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti më vdekjeprurës i Marokut në gjashtë dekadat e fundit

Gazetare: Ajnur Bafqari
Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve nëpër rrënojat që la prapa vetes tërmeti 6,8 ballësh që goditi Marokun.
Numri i viktimave tashmë ka kaluar shifrën 2000 ndërsa po aq është edhe numri I të lënduarve rëndë. Ky nuk është numri përfundimtarë, pasi situata ndryshon nga momenti në moment. Marokienët për të dytën ditë me radhë kaluan natën në qiell të hapur, ndërsa në disa vende është bërë edhe varrimi i viktimave nga tërmeti.
“Tërmeti ra ose nuk e di se çfarë ishte. Ne ishim duke ngrënë darkë para se të na ishte ndërprerë rryma dhe nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Fëmijët tanë dhe familja jonë nuk e dinin më nëse ishin gjallë apo të vdekur”, tha Rokaya, banore në Douar Tagadirte Tidili.
“Po, ne po kërkonim nën rrënoja dhe një tjetër banor erdhi për të na ndihmuar. Ne nuk e kuptuam këtë çështje. E gjithë familja prej gjashtë anëtarësh kanë vdekur si viktima të tërmetit. Të gjithë kanë frikë. Gjashtë persona vdiqën, Zoti i mëshiroftë ata”, u shpreh Abderrahim, banor në Douar Tagadirte Tidili.
“Falë Zotit që nuk kishte persona të tjera aty, ishte vetëm një person, një gur ka rënë në shpatullat e tij dhe ata thanë se kishte lëndime të vogla. Falë Zotit nuk kishte persona të tjerë aty, se përndryshe fati I tyre do të ishte vdekja”, tha Zouhair Mouktafi, banor në Medinën e Vjetër, Marakesh.
Provinca malore Al Haouz ka pasur dëme të konsiderueshme pas tërmetit që sipas autoriteteve është më I madhi që ka goditur vendin e Afrikës së Veriut në 120 vitet e fundit. Fshatrat e largëta u shkëputën tërësisht nga bota kur e humbën energjinë elektrike dhe shërbimin telefonik. Ndërsa viktimat janë kryesisht nga Marrakeshi dhe 5 provincat në afërsi të epiqendrës. Tërmeti shkatërrimtarë rrënoi shumë objekte historike të Marokut.