Vazhdojnë kontrollet në trafik, gjobiten 142 vozitës në Shkup
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë gjobitur 142 vozitës, dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 11 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 46 për parkim të parregullt.








